Marotta mban pezull Icardin dhe i jep një lajm të mirë Spallettit

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, është tashmë në qendër të vëmendjes, sepse po afron fundi i sezonit dhe për pasojë sytë janë te lëvizjet e klubit zikaltër në merkato. Natyrisht, e ardhmja e Mauro Icardit mbetet çështje dite, por Marotta lë gjithçka pezull: “Vlerësimet do të bëhen në momentin e duhur. Për ne është lojtar i rëndësishëm, por do të ketë rëndësi edhe dëshira e tij”. Ndërkohë, ka shumë thashetheme në lidhje me të ardhmen e trajnerit Luciano Spalleti, i cili duket larg Interit, por Marotta e qetëson: “Është e drejtë t’i japim besim, ka krijuar një strukturë skuadre. Zërat për Conten? Lindin nga fakti që është trajner fitues dhe është në treg, por Spalletti ka ende dy vite kontratë”.