Administratori i Deleguar për anën Sportive te Interi, Giuseppe Marotta i ka “mbyllur dyert” një rikthimi të mundshëm të suedezit Zlatan Ibrahimoviç në skuadrën zikaltër, duke thënë se pret rikthimin e Sanchez dhe se organika nuk do të ndryshojë.
“Kemi ndërtuar një organikë të kompletuar, por dëmtimi i Sanchez na prishi disi qetësinë. Megjithatë besoj se brenda dy muajve futbollisti do të jetë gati dhe do të jemi të kompletuar edhe përpara. Merkatoja e janarit është aty, por në këtë periudhë është e vështirë që të afrohen lojtarë të rëndësishëm. Gjithsesi ne jemi vigjilentë për të shfrytëzuar mundësitë, por në sulm nuk do të lëvizim”, tha Marotta. (kohs.mk)