Beppe Marotta dhe Ausilio do të jenë tepër aktiv në merkaton e verës për të afruar lojtarë me eksperience por edhe talente për të ardhmen. Një prej tyre është Sandro Tonali, xhevahiri i Brescias, që ka admirues edhe Juven e Chelsean, por zikaltërit kanë një strategji të qartë. Ata janë gati t’i ofrojnë 30-35 mln Euro presidentit Cellino për kartonin e lojtarit dhe ta lënë mesfushorin te Brescia edhe një sezon, ku mund të luajë rregullisht e të ndihmojë skuadrën të ngjitet në Serinë A.