Xhuzepe Marota kishte lidhje me familjet mafioze dhe në disa raste ka qenë ai i përfshirë në çështjen e famshme të biletave që binin në duart e klaneve të ndryshme për t’u shitur në tregun e zi. Këtë e pretendon një dokumentar i prodhuar nga Rai Tre, i cili quhet “Futboll dhe mafia: Juve, vdekja e ultrasit Buçi dhe pyetjet ndaj Marotës”.
Gazetarët kanë ndjekur hetimet që kanë arritur deri në komisionet parlamentare antimafia në Itali, pasi aludohej gjithmonë se drejtuesit më të lartë kishin lidhje me personazhe të njohura të familjeve kriminale në zonë e Torinos. Një prej tyre ishte edhe Marota, i cili sipas disa mesazheve telefonike të zbardhura, i linte 5 bileta nga të tijat Roko Dominielos, djalit të bosit të familjes Dominielo. Ishte tetori i viti 2013 dhe bëhej fjalë për ndeshjen Juventus-Real Madrid, ndërsa ato bileta duheshin shitur në tregun e zi.
Por jo vetëm kaq, disa muaj më vonë, Marota takoi në një lokal Dominielon dhe pranoi që t’i bënte një prove të Juventus një djaloshi të ri. Ai quhet Marko Beloko, djali i Umberto Belokos, i cili ishte një prej elementëve më të njohur të klanit mafioz.
Gazetarët u munduan t’i merrnin një reagim Marotës, duke e pyetur për këto bileta dhe për vdekjen e çuditshme të Rafaelo Buçi, ish-nëpunës i Juventusit i cili u gjet i vetëvrarë. Por në videon e publikuar deri tani nga televizioni italian, Marota nuk jep asnjë përgjigje, ndërsa është premtuar se në dokumentarin e plotë do të kishte informacione të tjera rreth kësaj çështje.
VIDEO