Marokenët, shqiptarët dhe turqit janë qytetarët kryesorë që e kanë fituar nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Evropian në vitin 2015: me 10.2% marokenet, përkatësisht, 5.7% shqiptarët dhe 4.2% turqit. Sipas Eurostat, agjencia statistikore e Bashkimit Evropian, 840,000 persona kanë fituar në vitin 2015 shtetësinë e një shteti anëtar të BE-së, kundër 890,000 në vitin 2014 dhe 980,000 në vitin 2013. 86,100 marokenë janë bërë evropianë dhe 88% prej tyre kanë zgjedhur shtetësinë italiane, spanjolle ose francez. Prej 48,400 shqiptarëve që e kanë zgjedhur shtetësinë evropiane, 96% janë bërë italianë ose grekë. Ndërsa për turqit, nga 35.000 turq të rinj evropianë, 56% kanë fituar shtetësinë gjermane. Shkalla më e lartë e natyralizimit gjendet në Suedi (6.7 shtetësi, të dhëna për 100 të banorë të huaj) dhe Portugali (5.2). Që nga viti 2010, më shumë se pesë milionë njerëz kanë fituar shtetësinë e një shteti anëtar të Bashkimit Evropian. 87% nuk ishin qytetarë të Bashkimit Evropian.