Gjigandi botëror i duhanit “Altria” (që prodhon cigaret e markës Marlboro) është në negociata për të blerë kompaninë kanadeze “Cronos Group” që prodhon kanabis për përdorim terapeutik. Bëhet fjalë për blerjen e parë të madhe (Cronos kapitalizon rreth 4400 miliardë dollarë kanadezë), nga ana e gjigandit të të industrisë së duhanit në tregun e kanabisit, shkruan “Ilsole24ore”. Biznesi i marijuanës legale është rritur konsiderueshëm në vitet e fundit pasi edhe disa vende amerikane e kanë legalizuar për qëllime terapeutike dhe rekreative (gjithsesi në nivel federal mbetet ende i paligjshëm).