Munih, 6 nëntor – Tre javë pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet për Parlamentin rajonal të Bavarisë, kandidati konservator i Unionit Social Kristijan (CSU) Markus Zeder është rizgjedhur kryeministër i kësaj province gjermane jugore.
Në votimin e sotëm të fshehur të deputetëve në Munih, Zeder fitoi 110 vota, kundër votuan 89 deputetë, ndërsa tre ishin të përmbajtur.
Në këtë mënyrë Zeder mbetet në funksionin e kryeministrit, edhe krahas asaj që CSU, i cili është aleat kyç i kancelares Angela Merkel, ra për 10 për qind pikë në zgjedhjet rajonale më 14 tetor, me çka e humbi shumicën absolute, edhe pse mbeti partia më e madhe.