Florian Marku ka mposhtur çekun Miroslav Serban, në meçin që u zhvillua në Londër, njofton gazeta Koha.
Boksieri shqiptar meçin e fiton pas gjashtë raundeve, ndërsa fituesi u përcaktua me pikë, ku më tepër pikë nga gjyqtarët fitoi pikërisht Marku.
Ndryshe, interesimi për këtë meç është mjaft i madh dhe shumë shqiptarë sot e kanë “vërshuar” kryeqytetin anglez dhe palestrën ku u mbajt meçi.
Në anën tjetër, për Markun kjo ishte ndeshja e katërt në boks pas sukseseve të mëparshme në kickbox, në të cilat nuk njeh humbje.