Çdo ditë që kalon Klaudio Markisio është edhe më larg Juventusit. Pas lënies jashtë listës së të grumbulluarve për disa ndeshje radhazi, bashkëshortja e tij është nxituar për të dhënë një mesazh në rrjetet sociale. “Kur toleranca arrin në pikën e fundit të respektit reciprok, atëherë transformohet”, ka shkruar bashkëshortja e Markisios. “Princi” tashmë e ka kuptuar që nuk është më në planet e bardhezinjve, ndaj por sheh mundësinë për të nisur një eksperiencë të re larg Italisë. Markisio është shprehur në intervistat e mëparshme që në Serinë A nuk do të jetë pjesë e asnjë skuadre tjetër, përveçse Juventusit, ndaj e ardhmja e tij projektohet në MLS, sapo të mbyllë sezonin me bardhezinjtë.