Hagë, 2 prill – Kryeministri holandez Mark Rute mbijetoi votim për mosbesim mbrëmë me kërkesë së opozitës në Parlament, e cila e akuzoi për gënjeshtra gjatë negociatave për formimin e qeverisë së koalicionit.
“Edhe më tej mbes kryeministër. Do të punoj shumë që ta kthej besimin”, deklaroi Rute për mediat, partia liberale e të cilit, Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD), mori shumicë në zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar.
Mbrëmë u votua mbështetje e ngushtë për Ruten. Ai u mbështet nga dy partitë kryesore të cilat ishin pjesë e koalicionit të tij paraprak, D66 dhe CDA, derisa të gjitha partitë opozitare votuan kundër tij.
Ky episod paraqet njërën ndër betejat më të rëndësishme politike në karrierën e gjatë të Mark Rutes, në pushtet nga viti 2010. Qeveria holandeze ra në mes të janarit për shkak të një skandalit për subvencione për fëmijë. Zgjedhjet u mbajtën më 17 mars.