Uashington, 12 shkurt – Ish kozmonauti i Agjencisë Hapësinore Amerikane (NASA), Mark Keli, publikoi se do të kandidohet për vendin e senatorit të zbrazur pas vdekjes së Xhon Mekejn, ish senator republikan nga Arizona, përcjellë KOHA.
Kandidimin e tij Keli e publikoi në video të vendosur në profilin e tij në Tuiter.
Bashkëshortja e tij është Gabi Gifords, e cila si kongresmene e demokratëve, mbeti e hendikepuar pas një sulmi të armatosur në vitin 2011.
Bashkëshortët në vitin 2013, pas të shtënave në shkollën fillore “Sendi Huk”, formuan një organizatë për luftë kundër përdorimit të lirë të armëve në SHBA. (koha.mk)