Mark, është djaloshi që bëri Bajernin të duket një ekip i vjetër. Gjatë fitores 2:0 të Hofenhaim ndaj Munih ishte pikërisht ky kapës topash që nisi aksionin e golit të parë, pasi u tregua shumë i shkathët duke i dhënë topin Andrej Kramariç. Tani ai ka folur për gjermanen “Bild” për hedhjen e shpejtë.
“Pashë që Kramariç donte topin, kështu që ja hodha menjëherë. Ishte hera e parë që isha kapës topash në Bundesliga. Është një ndjesi e mrekullueshme që arrita ta ndihmoj ekipin. E bëra me kënaqësi”, u shpreh 13-vjeçari nga Ofenburg. Pas ndeshjes komentoi edhe trajneri i Hofenhaim Julian Nagelsmann: “Djemtë që kapin topat kalojnë një fazë stërvitore tek ne, në mënyrë që të jenë sa më të shpejtë për të dyja skuadrat. Në atë moment të tre reaguan me shpejtësi, Mark, djaloshi që kap topat dhe Andrej”, tha Nagelsmann. Derisa Kramariç kërkon që t’i kërkojë falje djaloshit Umut: “Mendoj se i kam bërtitur paksa, prandaj dua të kërkoj ndjesë”, deklaroi Kramariç. Ndërsa, golashënuesi i dyfishtë Mark Uth do ta takojë adoleshentin. “Klubi do ta organizojë një takim, ku do t’i jap edhe një fanellë”.