Ish-marinsi Marine John Peck, mori një transplant të dyfishtë të krahëve, dhe kanë kaluar vetëm katër muaj nga ky transplant, por tashmë ai ka treguar progres të jashtëzakonshëm. Peck humbi të katër gjymtyrët nga një bombë në Afganistan në vitin 2010. Tani Pack është 31-vjeçar dhe ka arritur në një moment ku ai kurrë nuk kishte menduar se do të jetë i mundur, ai tani ka dy krahët plotësisht funksional, dhe po fiton kontrollin e bërrylit të tij të djathtë. Në fotografitë e postuara në faqen e tij të Facebook të martën, Peck ka ndarë një stërvitje të shkurtër me fizioterapisten e tij. Për shumicën, kjo do të jetë e thjeshtë. Por për Pack, kjo shënon një moment triumfi. Peck shkeli në një pajisje të improvizuar shpërthyese (IED) në vitin 2010, duke humbur këmbët dhe krahun e majtë. Ai më vonë ka humbur edhe krahun tjetër nga një infeksion. Këtë vit, Pack u dekoruar si veteran, dhe po këtë vit atij i është bërë transplantimi nëpërmjet një operacioni 14-orësh për të marrë dy krahët të ri. Mjekët e tij kishin thënë në gusht, se dihet të presin 9 deri në 12 muaj të rehabilitimit. Duke folur në konferencën për shtyp në Boston, Peck tha gjërat më të mira në lidhje me të gjithë, dhe se ai tash e tutje mund të ia mbaj dorën përsëri të fejuarës.