Tokio, 11 dhjetor – Korpusi i marinës të SHBA-së sot e konfirmoi vdekjen e pesë ushtarëve të cilët u zhdukën pasi dy aeroplanë ushtarak amerikanë u përplasën afër bregut të Japonisë, me të cilët numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në gjashtë persona, me vetëm një të mbijetuar.
“Vendosa t’i ndërpres operacionet për kërkim dhe shpëtim të ekuipazhit të aeroplanit tonë KC-130J i cili ka pasur fatkeqësi në bregun jugor të Japonisë dhe të shpall se ushtarët kanë vdekur”, ka shkruar në Fejsbuk komandanti i Njësitit të tretë detar për ekspeditë, gjenerali Erik Smit.
Smit shtoi se është “bërë çdo përpjekje e mundshme” që të gjendet ekuipazhi dhe se të dhënat e fluturimit dhe audio incizimet e kabinës së pilotëve të aeroplanit për mbushje me karburant të aeroplanit “deri tani nuk janë zbuluar, për këtë arsye është shumë herët të spekulohet për gjetjen e mbetjeve”.
Aeroplanët kanë fluturuar nga baza ajrore e Korpusit të marinës Ivakuni, në afërsi të Hiroshimës, dhe kanë realizuar trajnim të rregullt kur ka ardhur deri te aksidenti, kumtoi Korpusi i marinës.