Është çmenduri të mendohet që pajisjet ushtarake të kontrollohen nga dorezë Xboxi, por kjo gjë pritet të ndodhë shumë shpejt në marinën amerikane. Periskopët e nëndetëseve do të kontrollohen me doreza Xboxi, duke filluar që nga nëntori. Kjo vjen pasi kontrolluesi i periskopit ishte i shtrenjtë (38 000$) dhe shumë i rëndë për t’u manovruar. Gjithashtu, atyre që do e përdornin u duhej shumë kohë për ta mësuar. Kur u provua doreza e Xboxit, askush nuk kishte vështirësi për të mësuar komandat dhe për të kontrolluar periskopin. Plus që çmimi i një doreze të tillë është vetëm 30 dollarë.