Fitorja 2-0 kundër Juves në ndeshjen e vajtjes së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, duket se nuk e qetëson aspak Atletikon, duke qenë se disa prej episodeve të ndodhura të mërkurën nuk i pëlqyen administratorit të deleguar të madrilenëve, Gil Marin, i cili në një deklaratë për “Marca” ka hedhur akuza të rënda për UEFA-n.
Kjo mund të jetë një lloj mburoje nga ana e Atletikos, por tonet duken shumë sulmuese: “Që Atletiko të mundë klubet potente si Reali apo Juventusi nuk mjafton që të jetë pak superiore kundrejt tyre, por duhet të jetë shumë, por shumë më superiore, sepse është absurde të shohësh kaq shumë vendime të dyshimta të marra nga arbitrat në një ndeshje të vetme ndaj nesh. Kundër Juves në aksionin e golit të anuluar ndaj Moratës u dallua qartë se eksperienca e Kielinit për të mashtruar arbitrin ishte magjistrale. Fola edhe me Moratën dhe më tha se nuk bëri faull, por shpresoj që në ndeshjen e kthimit, edhe arbitrat e ‘VAR’-it të kenë më tepër eksperiencë sesa ata në ndeshjen e parë për të vlerësuar episodet”.