Kandidati për kryetar komune i Aerodromit nga LSDM-ja dhe koalicioni “Jetë në Maqedoni” Zllatko Marin në takime me qytetarët në qendrën tregtare Biser paralajmëroi ndërtimin e gjimnazit “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe një qendër për persona të moshuar.
Sipas programit të LSDM-së, në plan është qendra të organizojë transportin e të moshurave dhe të personave të sëmurë, furnizimin me prodhime dhe medikamente, shlyerjen e shpenzimeve dhe shëtitje. Planifikohet edhe formimi i një ndërmarrje komunale në komunë për mbajtjen e higjienës në nivelin e duhur. Do të vendosen edhe kontejnerë nëntokësorë në lokacione të reja, ndërsa së bashku me qytetin e Shkupit do të rinovohet edhe sistemi i ujësjellësit.