Nëse bëhet anëtare e NATO-s, Finlanda nuk dëshiron të shpërndajë armë bërthamore ose të vendosë baza ushtarake në territorin e saj, deklaroi kryeministrja finlandeze Sana Marin për edicionin e sotëm të Koriere dela sera.
Finlanda dhe Suedia kërkuan edhe anëtarësim zyrtar në NATO, duke sqaruar se për vendimin është meritor sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. Por, vendet përballen me veto potenciale për pranim, nga ana e Turqisë.
“Konsideroj se tani është me rëndësi që të jemi të qetë. Është me rëndësi që të kemi diskutime me Turqinë dhe anëtaret e tjera, të përgjigjemi në pyetje, që mund të dalin dhe ta përmirësojmë çdo paqartësi”, shtoi Marin.
Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Anderson, gjithashtu theksoi se vendi i saj nuk dëshiron baza të NATO-s të përhershme ose armë bërthamore, në territorin e saj.