Konsumimi i marijuanës tek adoleshent mund të ketë efekte serioze në shëndetin mendor në moshë madhore, sipas një studimi të ri kanadez, i cili ka vërejtur një rritje prej 40% të rreziqeve të depresionit tek të rriturit në mesin e adoleshentëve që kanë përdorur kanabis. Rreziqet e depresionit të rëndë me ide vetëvrasëse, në moshë të rritur, rezultoi gjithashtu 50% më i lartë në mesin e atyre që kishin përdorur marijuanën në adoleshencë, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s.
“Rreth 7% e rasteve të depresionit në popullatën e rritur, lidhet me përdorimin e kanabisit në adoleshencë’’, thotë Gabriella Gobbi, psikiatre dhe profesoreshë. Analiza e re bazohet në shqyrtimin e 11 studimeve, që pasuan një total prej 23 317 adoleshentësh deri në moshën madhore.
Në përgjithësi, vlerësimet e reja tregojnë se përdorimi i marijuanës para moshës 18 vjeç lidhet me një rritje të probabilitetit të depresionit prej 1,4 herë më të lartë se ata që kurrë nuk kanë pirë kanabis si edhe një rritje të ideve vetëvrasëse prej 1,5 herë më të lartë.