Real Madridi zyrtarisht e prezentoi Marijano Dijaz si përforcimin e ri në klub.
Dijaz paraprakisht ka luajtur në Real, ndërsa më pas iu shit Olimpikut të Lionit, ndërsa vetëm pas një sezoni në klubin francez kthehet në Madrid për shumë prej 20 milionë eurosh.
Ajo që është mbresëlënëse për kthimin e tij në Real është se ai do ta ketë nderin ta mbajë numrin shtatë, i cili i takonte Kristiano Ronaldos.
Dijaz sezonin e kaluar për klubin francez i shënoi 21 gola dhe me paraqitjet e tij e tërhoqi vëmendjen e më shumë klubeve të mëdha.
Reali para kthimit të Dijazit prej sulmuesve klasik e kishte vetëm Karim Benzema-n.