Moskë, 16 gusht – “Do të jetë interesante të llogaritet sa dhe çfarë teknologjie ka vjedhur SHBA-ja nga tërë bota. Do të merrem me këtë në kohën time të lirë. Më dërgoni fakte historike interesante dhe të dhëna aktuale – do t’i mbledhim”, ka shkruar Zaharova sot në Fjesbuk, si përgjigje në pohimin e këshilltarit amerikan për siguri kombëtare Xhon Bolton se Rusia po përgatit raketa hipersonike të bazuara në “teknologjinë e vjedhur ushtarake amerikane”.
“Por nëse Xhon Bolton flet për vjedhje, do t’u përkujtoj se Uashingtoni i ka vjedhur ndërtesat e Konsullatës së përgjithshme në San Francisko, misionin tregtar rus në Uashington, rezidencën e konsullatës së përgjithshme të Rusisë në Sietël, si dhe dy institucione diplomatike ruse në Merilend dhe Nju Jork. E transmeton TASS deklaratën e Zaharovës. “Por më me rëndësi, SHBA-ja ka vjedhur një numër të madh të shtetasve rus prej vendeve të treta. Apo kjo nuk është vjedhje zotëri Bolton? Atëherë, ktheni ato!”, ka shkruar Zaharova në Fejsbuk.
Duke komentuar shpërthimin para pak kohe në një objekt ushtarak në rajonin rus Arhangelsk, Bolton në një intervistë për disa media amerikane, tha se “ky incident tregon se edhe pse ekonomia e Rusisë është përafrisht sa ekonomia e Holandës, megjithatë shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen jo vetëm ta modernizojë arsenalin e saj bërthamor, por edhe të ndërtojë automjete hipersonike për fluturim, raketa hipersonike kryqëzuese – kryesisht të vjedhura nga teknologjia amerikane.