Napoli ka lajmëruar se ka pezulluar shitjen e Marek Hamsik te Dalian Yifang, teksa ka ndryshuar mënyra e pagesës. Marrëveshja u quajt e kryer dhe lojtarit iu bë një festë lamtumire nga shokët e ekipit mbrëmjen e së martës. Gjithsesi, pasditen e së mërkurës klubi ka komunikuar nëpërmjet një deklarate për shtyp se situata ka ndryshuar.
“Calcio Napoli ka vendosur të pezullojë shitjen e Marek Hamsik te klubi kinez, teksa metoda e pagesës nuk ishte njësojë me atë që ishte rënë dakord.”
Napoli pritej të fitonte 18 milionë euro plus 2 milionë bonuse, me lojtarin që do të fitonte 9 milionë euro në vit. Në deklaratën për shtyp, Napoli i referohet Dalian Yifang si “kinezë” duke mos emëruar klubin.