Marie Kraja, këngëtarja lirike që theu tabutë e kohës

Tiranë, 21 nëntor – Këngëtarja lirike, Marie Kraja ndërroi jetë më 21 nëntor 1999. Përveçse qe udhëçelësja e muzikës operistike shqiptare, shërbeu si një figurë femërore jokonvencionale, që theu tabutë e kohës.

Kraja ishte ndër solistet e para të premierës së Teatrit të Operas dhe Baletit të porsathememeluar. Ai gjithashtu mori pjesë në operën e parë shqiptare “Mrika” – 1958.

Artistja i kreu studimet e larta për kanto në Konservatorin e Graz-it në Austri, në vjetët 1930-1934. Më pas do të kthehej në Shqipëri, ku do të niste të punonte si mësuese muzike në Institutin “Nëna Mbretëreshë”. Ndonëse e angazhuar profesionalisht jashtë vendit, karriera e saj do të lidhej ngushtë me muzikën shqiptare.

Advertisements

Rreshtohej në plejadën e parë të këngëtarëve vendas krahas Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja etj. U ngjit në skenat e mirënjohura evropiane për operat: “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros” etj.

Aktiviteti i saj pedagogjik nisi me krijimin e shkollave të para të muzikës në Shqipëri, Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë (1946) dhe Konservatorit Shtetëror të Tiranës (1962).

Marie Kraja ishte e afërme e Nënë Terezës dhe ishte ajo që organizoi funeralin e nënës e motrës se saj. Për meritat e saj si artiste dhe si mentore, Maria Kraja u nderua me titullin “Artiste e Popullit”, me Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të parë, si edhe me medaljen “Mjeshtre e Madhe e Punës”. (ATSH)