Mariçiq: Zaevi ka qenë për shumë vite nën përndjekje nga VMRO

2

Shkup, 25 shkurt  – Përplasje e ashpër midis LSDM-së dhe VMRO-së në emisionin “Programi 200” që do të transmetohet sonte në orën 22:00 në Alsat. Bojan Mariçiq, nga LSDM-ja tha se LSDM-ja si parti dhe vet Zoran Zaevi në kohën e VMRO-së dhe Gruevskit ka qenë e përndjekur. Ndërsa sipas tij me ligjet e sjella tani nga LSDM-ja është mundësuar që të gjithë të punojnë lirshëm si gjykatësit edhe prokurorët. Nga ana tjetër gjyqësori duhet të kalojë përmes një pastrimi, ku gjykatësit dhe prokurorët do ta deklarojnë pasuritë e tyre.

Ne si parti, e dini se çdoherë kemi pasur qëndrim transparent. E dini se z. Zaevi ka qenë shumë vite nën përndjekje nga regjimi i VMRO-së dhe se çdoherë është paraqitur në të gjitha seancat qoftë ajo “ryshfeti” i sajuar, për gjithçka që është nevojitur. Për dallim të kësaj jemi dëshmitar se si kanë ikur në bazë ditore funksionarët e VMRO-së…Edhe me këto ligje që i kemi sjellë deri më tani kemi mundësuar që të gjithë parakushtet të veprojnë lirshëm, edhe gjykatësit edhe prokurorët, kanë pasur bashkëpunim nga të gjithë institucionet qeveritare për çdo gjë që u është kërkuar, këtë mund ta dëshmojnë edhe vetë, por mendoj se është e rëndësishme jo për atë se çfarë do të bëjmë ne por çfarë do të bëjmë që publiku më shumë të besojë në gjyqësor. Në këtë kuptim është e patjetërsueshme që gjyqësori të kalojë përmes një pastrimi, të kemi situatë ku gjykatësit dhe prokurorët do ta deklarojnë pronën e tyre dhe ku disa persona që në mënyrë eksplicite kanë punuar që rastet të vjetërsohen, apo në mënyrë eksplicite kanë qenë të futur drejtpërdrejtë në korrupsion do të duhet të mos jenë më në gjyqësor, që nënkupton edhe pastrim.(koha.mk)

Comments are closed.