Shkup, 7 mars – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq u drejtua Kongresit të 14-të të Kombeve të Bashkuara për parandalimin e krimit dhe drejtësinë penale, që po mbahet në Kjoto, Japoni.
Mariçiq, në fjalën e tij, I theksoi reformat dhe masat që po merren në fushën e jurisprudencës, me fokus të veçantë në ndryshimet në Kodin penal, dixhitalizimin e gjyqësorit dhe rishikimin e punës së gjyqtarëve të cilin e zbaton Këshilli gjyqësor.
“Kemi filluar me një projekt të rëndësishëm, për të cilin jemi duke punuar, dhe ai është Kodi Penal në të cilin i integrojmë të gjitha standardet më të fundit ndërkombëtare, direktivat dhe instrumentet e tjerë ndërkombëtarë në fushën e luftimit të terrorizmit, Konventa e Stambollit për Dhunën me bazë gjinore, por gjithashtu një sërë dispozitash për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve dhe punonjësve të medias”, tha ministri i Drejtësisë, Mariçiq.