Mariçiq: Ne tre vitet e kaluara e kemi zhbllokuar rrugën tonë për në BE

22

Shkup, 3 korrik – Në tre vitet e kaluara, ne e kemi zhbllokuar rrugën tonë drejt BE-së. Më duhet të pranoj se është me të vërtetë për të ardhur keq që opozita nuk ka arritur të bashkohet dhe të gëzohet për çdo sukses të vendit tonë në tre vitet e fundit, tha sonte në emisionin “Euro Focus” në TV Telma, Bojan Mariçiq, Koordinator kombëtar për Integrimin me BE dhe negociatori kryesor për çështje teknike.

“Kishte shumë pika ku kapërcenim një pengesë të re dhe u bëmë anëtare e NATO-s, opozita u përpoq t’i mohojë, t’i demantojë ose t’i zbehë të gjitha këto suksese që i përkasin shtetit, ndërsa jo një apo një partie tjetër”, theksoi Mariçiq.

Sipas tij, kjo për fat të keq tregon vetëm se ata nuk mund ta kapërcejnë punën e përbashkët drejt integrimit në BE, dhe se ata duan të mbledhin pikë të vogla politike. Siç theksoi ai, në secilën prej deklaratave të tyre se ende nuk ka datë, BE i demanton ata me një hap të ri, një hap përpara fillimit zyrtar të negociatave.

“Ne në mars patëm vendim për t’i filluar negociatat për BE-në, ky është një hap më tej, domethënë kemi një kornizë negociuese nga KE-ja, do të vijojë pikërisht përcaktimi i kësaj kornize në vjeshtë, dhe një fillim zyrtar me një Konferencë Ndërqeveritare deri në fund të vitit. Nuk e di se çfarë date presin? Kjo është thjesht se ne vazhdimisht po shkojmë hap pas hapi, veprim pas veprimi dhe të gjithë duhet të jemi të lumtur sepse për vendin tonë deri vonë, deri para tre vjetësh, kur VMRO-DPMNE ishte në pushtet, angazhimet strategjike të NATO-s dhe BE-së ishin abstraksion i pastër, gola të paarritshëm, diçka për të cilën mundeshim vetëm të ëndërronim”, vlerësoi Mariçiq në “Euro Fokus”.

Comments are closed.