Mariçiq në onllajn takim me eurokomisarin për drejtësi, Rejnders

14

Shkup, 27 tetor – Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq sot përmes lidhjes video-konferenciale e realizoi takimin e tij të parë zyrtar me eurokomisarin për drejtësi, Didie Rejnders, ku kanë diskutuar për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut dhe reformat në sferën e sundimit të së drejtës dhe jurisprudencës.

Siç kumtuan nga Ministria e Drejtësisë, ministri Mariçiq ka theksuar se krahas të gjitha problemeve, pret që Konferenca e parë ndërqeveritare për fillim zyrtar të negociatave me BE-në të mbahet deri nga fundi i vitit 2020, ndërsa ky proces në mënyrë të konsiderueshme do të ndikojë në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe intensitetit të reformave në të gjitha sferat.

Sipas ministrit Mariçiq, Raporti pozitiv i Komisionit evropian paraqet argument të fuqishëm dhe shkak të mjaftueshëm se pse vendi duhet t’i fillojë zyrtarisht negociatat deri nga fundi i vitit nën kryesimin gjerman.

“Në mbledhjen, Mariçiq e ka riafirmuar gatishmërinë dhe angazhimin e tij që të gjitha proceset reformuese nga Kapitulli 23: Jurisprudenca dhe të drejtat fundamentale të bëhen në koordinim të afërt dhe partneritet me BE-në dhe nën lupën e Brukselit”, thuhet në kumtesë.

Mariçiq ka informuar se ka filluar procesi inkluziv i takimeve dhe komunikimit intensiv me të gjithë faktorët në jurisprudencë, si Këshilli gjyqësor, Këshilli i prokurorëve publikë, gjykatat dhe prokuroritë, si dhe odat relevante, me qëllim të koordinimit dhe harmonizimit para reformave të parapara në jurisprudencë.