Shkup, 21 janar – Shteti ynë nuk mund të përballojë më “luks” dhe të mbetet pa regjistrim për disa vite të tjera. Veçanërisht pasi që vendet anëtare të KB-së janë të detyruara të kryejnë një regjistrim të popullsisë dhe pronave, tha ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në onlajn konferencë të organizuar nga “Roma Integracion Centrum” dhe e përshëndeti miratimin e Ligjit për regjistrim në Kuvend.
Ministri tha se është koha të ndalemi të shohim në regjistrimin si çështje politike, e cila shërben vetëm për të numëruar komunitetet etnike në vendin tonë dhe si një shoqëri të përqendrohemi në mënyrën se si regjistrimi mund të jetë një lloj katalizatori për zhvillimin e vendit dhe planifikimin e politikave, veçanërisht për kategoritë më të prekshme të qytetarëve.
“Pa e ditur saktësisht se sa banorë ka ndonjë qytet, fshat apo vendbanim, çfarë saktësisht punojnë, çfarë arsimi kanë, çfarë prone kanë, çfarë saktësisht u nevojitet, ne nuk do të jemi në gjendje të krijojmë politika zhvillimore afatgjata dhe të kemi një mirëkuptim adekuat për nevojat e të gjithë qytetarëve”, tha Mariçiq.
Ministri porositi se përveç popullsisë, nënshkrimet tona do të regjistrohen jashtë vendit, gjegjësisht diasporës, ndërsa Enti për Statistikë tashmë po përgatit një fushatë të veçantë promovuese, përmes së cilës këtyre njerëzve hollësisht do t’u sqarohet se si të marrin pjesë në proces, në mënyrë që të gjithë të ushtrojnë të drejtën e tyre.