Shkup, 24 shtator – Ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq, ka komentuar ekstradimin dhe rikujtoi se vendi ynë ka bazë të kërkojë nga Hungaria ekstradim të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Por lajmet nga Budapesti vijnë se Hungaria nuk e ka ndërmend të lëshojë Gruevskin pasi ka azil politik.
“Për të ka bazë ta kërkojmë. Nga Budapesti morëm informatë se nuk planifikojnë ta ekstradojnë për momentin sepse ka azil politik nga qeveria hungareze”, tha ministri i drejtësisë.
Ai foli edhe për regjistrimin dhe konsideron se deri në fund të javës me sukses do të përfundojë regjistrimi. Sipas tij, apelet për bojkot nuk kanë marë mbështetje nga qytetarët të cilët janë të vetëdijshëm për operacionin statistikor.
Ndryshe deri tani janë regjistruar rreth 1.400.000 qytetarë.