Shkup, 25 shtator – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi për ligjin mbi gjendjen e jashtëzakonshme dhe gjendjen ushtarake, duke pasur parasysh siç tha ai, “nuk e dimë se çfarë na pret në të ardhmen me krizën e koronavirusit”.
Mariçiqi tha se i udhëzuar nga të gjitha paqartësitë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila në vendin tonë rregullohet vetëm “nga një ose dy nene në Kushtetutë”, ai konsideron se është ide e mirë që së shpejti të miratohet ligj mbi gjendjen e jashtëzakonshme dhe ligjin ushtarak. Pres të formohet një grup pune shumë shpejt dhe të konsultohet me ekspertë, opozitën, presidentin, zyrtarë të qeverisë, të cilët ishin të përfshirë në zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Siç paralajmëroi ministri, të gjitha institucionet kompetente do të përfshihen në konsultime.
Mariçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse prokurori publik do të zgjidhet me propozimin e opozitës, tha se ai nuk mendon që prokurori duhet të zgjidhet me marrëveshje politike, duke treguar përvojën me zgjedhjen e prokurorit publik të PPS-së.
Zgjedhja e prokurori publik, siç theksoi ai, është kategori kushtetuese dhe për ta ndryshuar atë, është e nevojshme të ndryshohet Kushtetuta. Sipas Mariçiqit, ne kemi prokuror të mirë publik dhe ai mund ta bëjë punën.
“Parimi ynë është që politika të jetë sa më larg të jetë e mundur ndaj këtyre proceseve”, tha Mariçiq.
Ai njoftoi se në lidhje me reformat në gjyqësor, takim i nënkomitetit në kapitullin 23 do të mbahet në nëntor dhe se të gjitha përparësitë do të diskutohen. Prioritetet tona, siç u tha, janë përforcimi i pavarësisë së gjyqësorit, filtrimi i gjyqësorit, përforcimi i luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe trajtimi i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit, si dhe monitorimi i tyre. Mariçiq njoftoi gjithashtu rishikim të Ligjit mbi procedurën penale dhe kodit penal.