Shkup, 17 shtator – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot u takua me udhëheqësin e sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Bertolini.
Në takim u diskutuan aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe procesit të përgatitjeve për fillim të negociatave dhe hapjen e Kapitullit 23: Jurisprudencë dhe të drejtat fundamentale.
Mariçiq theksoi se Ministria e Drejtësisë synon shfrytëzimin maksimal të komponentës për sundimin e së drejtës dhe jurisprudencës, që të arrihet efekti maksimal në transformimin e Maqedonisë së Veriut.
Ai potencoi se përkrahja nga Bashkimi Evropian është shumë e rëndësishme për evropeizimin e shtetit dhe iu falënderua për ndihmën në emër të qytetarëve të Repoublikës sël Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Drejtësisë.