Shkup, 21 qershor – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiqi ka realizuar takim me ambasadoren e SHBA-së në vend, Kejt Bërnz ku janë diskutuar modalitetet për bashkëpunim në kuadër të Memorandumit të publikuar kohë më parë për luftë kundër korrupsionit në SHBA, kanë njoftuar nga Ministria e Drejtësisë. Në takim është diskutuar edhe për Urdhrin ekzekutiv dhënë nga presidenti amerikan, Xho Bajden për persona që veprojnë kundër vlerave demokratike, ndërsa vijnë nga Ballkani Perëndimor.
Ministri Mariçiq e ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së dhe e ka shfrytëzuar takimin të prezantojë aktivitetet e deritashme të realizuara në kuadër të Strategjisë për reforma të sektorit të jurisprudencës dhe ka paralajmëruar hapat e ardhshëm në sferën e luftës kundër korrupsionit që fillojnë së shpejti, mes tyre edhe Projekti i OSBE-së dhe BE-së për monitorim të rasteve të korrupsionit të lartë.
Urdhri ekzekutiv dhënë nga presidenti Bajden ka gjetur në mbështetje të madhe pasi theksi është vënë në luftën kundër korrupsionit që është prioritet kyç edhe i ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Mbetet partneriteti ynë, vazhdon bashkëpunimi dhe përcaktimi i gjithanshëm në luftën e pakompromis kundër korrupsionit”, kanë qenë të një mendimi ministri Mariçiq dhe ambasadorja Bërnz, njofton ministria e Drejtësisë.