Gati 2 muaj pas operacionit në shpatull, tenistja ruse Maria Sharapova do të rikthehet në fushë në turneun e Shtutgardit. Organizatorët e këtij eventi kanë bërë me dije se do t’i japin një ftesë tenistes ruse, që nuk luan që prej grand slam të Australian Open. Ky është një turne ku Sharapova ka triumfuar 3 herë në karrierën e saj dhe ku u rikthye pas pezullimit nga dopingu.
“Mezi pres të rikthehem në fushë. Mjekët më dhanë lajmin e mirë që mund të luaj në Shtutgard dhe kan nisur vetëm dy ditë më parë të përgatiten. Nuk ka qenë e lehtë, por jam gati. Ky është një turne ku gjithnjë kam gjetur mbështetjen e tifozëve, ndaj shpresoj të mos i zhgënjej”, tha Maria Sharapova, që nuk mori pjesë në dy Masters të zhvilluar në Amerikën muajin e kaluar.