Është nga Mali i Zi, më saktësisht nga Tuzi i Malësisë së Madhe, por jeton edhe në Austri. Maria Lajçaj është një nga emrat që ka depërtuar fuqishëm në skenën shqiptare. Këndon të gjitha zhanret, por muzika patriotike i fle në shpirt. Këngëtarja vjen në një rrëfim për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar mbi veten, karrierën e shumë gjëra të tjera
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Si erdhi deri tek muzika, si u bë ajo pjesë e juaja?
Dëshira e madhe për muzikë dhe për art bëri që unë të jem pjesë e skenës muzikore.
KOHA: Keni ndonjë në familje që është marrë me muzikë më herët?
Unë dhe vij nga një familje muzikantësh, por e kam dashur gjithmonë muzikën.
KOHA: Na thuaj ndonjë gjë më shumë rreth karrierës tënde, vokalit, si keni filluar të këndoni?
Zërin ma ka fal Zoti, talentin e kam fituar dalë ngadalë kurse me muzikë kam filluar të merrem që nga shkolla fillore nëpër folklor, kurse profesionalisht kam 10 vite.
KOHA: Keni marrë pjesë në shumë skena?
Vërtetë kam qenë në shumë skenë muzikore dhe gjithmonë thjeshtë jam përshtatur vendit dhe skenës.
KOHA: Jeni e njohur kryesisht për të kënduar këngë të bukura shqipe, nuk keni eksperimentuar shumë, pse?
E vërtetë që këndoj vetëm shqip dhe më fle në shpirt këngët popullore dhe atë më së bukuri këngët patriotike, këndoj edhe zhanre të tjera dashurie, balada etj, këndoj gjitha llojet por vetëm shqip.
KOHA: Kush ka ndikuar më së shumti në zhvillimet tuaja muzikorë?
Në zhvillimet muzikore ndikim kryesorë ka bashkëshorti im Marku.
KOHA: Jeni ndjerë ndonjëherë nervoze apo e lodhur?
Gjatë karrierës nervoze jam ndier shumë pak, kurse e lodhur shumë herë.
KOHA: Keni shkruar ndonjë tekst këngësh?
Kam shkruar pak tekste kur kam qenë e re (qesh), por tani kujdesen ata që është profesion i tyre.
KOHA: Jeni një nga këngëtarët artist më të preferuar të muzikës shqiptare?
Vërtetë se e ndjej veten që jam shumë e preferuar nga publiku shqiptarë.
KOHA: Çfarë repertori këndoni më së shumti, si e fillon një koncert Maria dhe si e mbaron?
Repertoari im varet nga vendi dhe nga rasti që bëhet koncerti, kam repertoar boll ashtu që nuk kam kurrë problem të këndoj.
KOHA: Cili është sekreti tuaj, që në skenë ti je energjik, këndon 5-6 orë pa pushim fare?
Nuk kam sekrete, e vërteta është se kam vullnet dhe dëshirë për këngën dhe kur jam e ftuar në gëzime familjare e ndiej veten si në familje dhe nuk lodhem aspak.
KOHA: Jetoni në ….?
Kam dy vendbanime kohën e dimrit në Tirol të Austrisë dhe kohën e verës në Tuz të Malësisë.
KOHA: Cili është instrumenti muzikor i preferuar i juaji?
Instrumenti im i preferuar është çiftelia.
KOHA: Je një kuzhiniere e mirë?
Jam një kuzhiniere sa për familjen time, mjafton!
KOHA: Po me paratë, je dorëlëshuar apo di të kursesh?
Paratë nuk i kursej aspak, jep se Zoti të shpërblen me të mira.
KOHA: E fiksuar pas parfumeve?
Jo nuk jam e fiksuar pas parfumeve, por i kam disa që i preferoj.
KOHA: I do gjërat me rregull apo edhe pak rrëmujë toleron nëpër shtëpi?
Gjërat kisha dashur me i pas në rregull, por nuk shkon, tre fëmijë nëpër shtëpi si të jetë shtëpia (qesh).
KOHA: Po vikendi ku të gjen?
Vikendi varet, gati asnjëherë në të njëjtin vend e gjitha varet nga puna.