Një film për kukullën më të famshme në botë “Barbie” po vjen në ekran. Për të interpretuar bukuroshen bionde me forma perfekte dhe buzëqeshjen engjëllore, është zgjedhur aktorja Margot Robbie. Aktorja tha se ky rol do t’i sjellë shumë “emocione dhe do ta bëjë nostalgjike për fëmijërinë”. Variery konfirmoi se filmi do të fillojë prodhimin në fillim të vitit 2022 në Warner Bros dhe synohet që filmi të dalë në kinema në 2023-shin.