Margariti: Objektet e kultit sot dedikuar Shën Marisë, u kthyen në qendra pelegrinazhi

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se, “sot, të gjitha objektet e kultit-monument kulture, dedikuar Shën Marisë u kthyen në qendra pelegrinazhi”.

“Një ditë lutjeje për paqe dhe pastrim, atje ku trashëgimia shpirtërore dhe kulturore shkrihen në një!”, theksoi Margariti, e cila uroi besimtarët e krishterë për këtë ditë të shënuar.

“Gëzuar këtë ditë të shënuar për të gjithë besimtarët e krishterë! Veç mirësi e shëndet për këdo që beson te paqja dhe dashuria!”, shkroi Margariti në një postim në rrjetet sociale.

Advertisements

15 gushti është kulmi i festimeve të ditës së Shën Marisë. Ajo kremtohet nga besimtarët e krishterë si dita kur Shën Maria iu bashkua të birit të saj.

Festa e Shën Marisë është një prej datave më të rëndësishme të kalendarit ortodoks, pas Krishtlindjes dhe Pashkëve./ KultPlus