Margarina shkakton depresion!

“Margarina nxit depresionin”, ndërsa gjalpi “ndikon pozitivisht në të mësuarit”, tregon një hulumtim i zhvilluar nga shkencëtarët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Dokuz Eylül” në qytetin perëndimor të Turqisë, Izmir. Prof. Dr. Nazan Uysal Harzadın nga Fakulteti i Fiziologjisë, në një prononcim për Anadolu Agency (AA), foli lidhur me hulumtimin e zhvilluar mbi minjtë.

Ajo tregoi se kanë ushqyer minjtë me ushqime që kanë 10 për qind vajra dhe kanë hulumtuar se si këto vajra ndikojnë në sjelljen e tyre. Harzadın potencoi se si rezultat i punimit shkencor, kanë vërejtur se në rastet kur kanë përdorur vaj luledielli, kanë konkluduar se niveli i depresioni dhe ankthit është më i lartë.

“Kur i vendosnim kafshët në mekanizëm, nuk mundeshin të vendosin se ku të shkojnë. Kështu që mendojmë se vaji i lulediellit ndikon negativisht në korteksin prefrontal, gjegjësisht pjesën për vendime të trurit”, tha Harzadın. “Niveli i ankthit tek kafshët që konsumojnë vaj ulliri është tejet i ulët. Këto kafshë ishin të rehatshme, të relaksuara. Gjithashtu edhe kapaciteti i të mësuarit ishte i lartë tek ato”, shtoi ajo. Ajo theksoi se periudha kohore e testimit tek minjtë prej 2 muajsh, korrespondon me 10 vite tek njeriu. Harzadın, gjithashtu duke folur për hulumtimin e bërë me margarinë, tha se në këtë kategori rezultatet janë “dëshpëruese”.”Simptomat e depresionit më lartë ishin në këtë grup”, tha Harzadın.