Uashington, 16 shtator – SHBA-ja nuk duhet të përzihet në tensionet rritëse mes Iranit dhe Arabisë Saudite, shkruajti sot në Tuiter senatori demokratik amerikan Kris Marfi.
Komentet e tij vijnë prejse militantët huthë nga Jemeni kanë kryer sulme me drone në instalimet rafinerike saudite, duke ndërprerë pothuajse gjysmën e prodhimtarisë së naftës në Arabinë Saudite, pas së cilës u ndërpre furnizimi botëror me naftë dhe çmimi i arit të zi u rrit.
Sipas senatorit, sulmi i sektit islamik shiit i quajtur huthët, i cili për momentin e mban pushtetin në Jemen pas luftës në vitin 2014 dhe 2015, është pjesë e konfrontimit më të gjerë mes Iranit dhe Arabisë Saudite.
“Arabia Saudite ka kryer presion në Jemenin verior me vendosje të vehabistëve që ta zgjerojë islamin sunit në atë pjesë dhe t’i dëbojë huthët”, theksoi Marfi.
Sulmet saudite janë të shpeshta në atë pjesë edhe te kryengritësit jemenas të mbështetur nga Irani gjatë dy dekadave të fundit u paraqit rrezistencë e madhe kundër El Riadit.
Senatori është i bindur se dronet janë siguruar nga Irani, dhe i kanë bërë thirrje Qeverisë amerikane të mos përzihet në këtë konflikt ndërreligjioz të gadishullit arab, i cili zhvillohet që nga koha e krijimit të Arabisë Saudite në vitin 1932, ku “mbretëria e okupoi territorin jemenas gjë që shkaktoi konflikt kufitar”, i cili zgjat deri më sot.
Sipas tij, gjatë luftës në Jemen, kur forcat qeveritare rregullatore (të ndihmuar nga EL-Riad) ishin fituar nga huthët, dhe humbën jetën 100 mijë njerëz “pas së cilës edhe 100 mijë fëmijë vdiqën nga uria dhe sëmundjet si kolera, për shkak të furnizimit të dëmtuar me ujë dhe mospasjes qasje dri te uji i pastër për pije.