Marchisio, “Princi” që u bë “Car”!

Lajmi qarkullonte prej ditësh dhe palët kishin firmosur kontratën, por sot është bërë prezantimi zyrtar i Claudio Marchisio te Zenit i Shën Petërsburgut. Mesfushori me pseudonimin “Princi” ka filluar të thërritet “Car” në Rusi. 32-vjeçari ka qenë pjesë e klubit të Juventus që kur ishte 13 vjeç dhe për 13 sezone ishte në ekipin e parë të bardhezinjëve, por më datë 17 gusht u la i lirë nga çdo lidhje kontraktuale sepse nuk bënte pjesë në planet e Allegri. Pasi u mendua për reth dy javë, Marchisio zgjodhi Zenit para Monaco.