Claudio Marchisio është ende në kërkim të një klubi për të vijuar karrierën e tij. Ish-mesfushori i Juventusit aktualisht është pa skuadër, pasi pak muaj më parë prishi me marrëveshje kontratën me rusët e Zenit pas një lëndimi që kishte pësuar.
Për 33-vjeçarin nuk kanë munguar interesimet e disa klubeve, mes të cilave së fundmi edhe Brescia, por vet ai ka deklaruar se preferon të zgjedh një ekip jashtë Italisë.
Glasgow Rangers dhe Flamengo janë dy klubet e radhës që kanë shfaqur dëshirë për ta patur në skuadër italianin ndërkohë që tashmë i takon atij të zgjedh mes skocezëve dhe brazilianëve