Marcelo ka rrëfyer në një intervistë për “Esporte Interactivo” se e mësoi vendimin për largim të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në një seancë stërvitore, para finales së Ligës së Kampionëve, që u luajt në Kiev dhe u fitua nga të bardhët kundër Liverpool-it.
Në vijimësi të intervistës me gazetarin, Marcelo ka pranuar se CR7 ia kishte treguar vendimin e marrë para asaj dite të madhe. “Për dreq, ne ishim duke u trajnuar për finalen e Kievit dhe ai më tha: Po largohem”, – shpjegon Marcelo.
Quando @MarceloM12 ficou sabendo da saída de @Cristiano do @realmadrid? Em papo EXCLUSIVO com a repórter @tatimantovani para o Esporte Interativo, o lateral brasileiro revelou TUDO sobre esse assunto! Olha só! #CasaDaChampions #ChampionsLeagueNoEIPlus pic.twitter.com/jgpA0l1fY6
— Esporte Interativo (@Esp_Interativo) February 11, 2019
Gazetarja, që si duket e kishte pyetur për këtë gjë edhe para finales së Kievit, ndërhyri në intervistë: “Jua ka thënë këtë para finales? Atëherë, ju më paskeni gënjyer…” Dhe Marcelo shtoi: “Po, më duhej të të gënjeja”. Me sa duket, braziliani, një nga miqtë më të mirë të Ronaldos te Real Madridi, e mbrojti me fanatizëm sekretin e sulmuesit, i cili e zyrtarizoi lamtumirën e tij nga “Los Blancos” në korrik të vitit të kaluar.
Përveç kësaj, Marcelo u pyet për interesin e supozuar të Juventusit për të nënshkruar më të, gjëje së cilës braziliani iu përgjigj duke thënë se është “një klub i madh”, por se “ka një kontratë me Real Madridin”.
A Juventus tentou contratar @MarceloM12? O jogador recebeu propostas da Velha Senhora? Ele respondeu isso e muito mais, nesse papo EXCLUSIVO com a @tatimantovani, para o Esporte Interativo! A entrevista completa você confere hoje, às 11h, no nosso Youtube! pic.twitter.com/0BS3Xpg7BC
— Esporte Interativo (@Esp_Interativo) February 11, 2019