Muajve të fundit është raportuar se Cristiano Ronaldo është duke bërë përpjekje ta bindë Marcelon t’i bashkohet atij në Torino, dhe tani edhe vetë braziliani sugjeron se është i hapur për kalim në Serie A një ditë, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA. Ai e ka lartësuar Juventusin, duke e quajtur ekip të frikshëm.
“Po flasim për një ekip të frikshëm. E mbaj mend se e përcillja shumë në kohën kur luante Pavel Nedved. I kam shkëmbyer fanellat me të”, tha Marcelo.
Megjithatë, ai këmbëngul se është lojtari i Real Madridit duke i mohuar thashethemet që e lidhin me Juventusin.
“Jam ende lojtar i Real Madridit dhe kam kontratë. Nuk e di nga burojnë këto thashetheme. Do të tregoja sikur të kishte bisedime apo marrëveshje”, deklaroi Marcelo.