Marcelo do të zbresë nga minuta e parë në “Camp Nou” të dielën kundër Barcelonës. Mbrojtësi brazilian frikësoi trajnerin, Julen Lopetegui, pas goditjes së fuqishme që mori në Ligën e Kampionëve kundër Voktoria Plze, çka e detyroi atë ta përfundojë ndeshjen para kohe. Pas ndeshjes, Marcelo i frikësuar për lëndimin, tha se ka dhimbje, por që mund të jetë vetëm nga goditja e fortë.
Ashtu doli, pasi gjatë ditës së sotme, Marcelo është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe ka në dispozicion edhe dy ditë për të qenë 100 % gati për sfidën me Barcelonën. Ndeshja mes Barçës dhe Realit zhvillohet në Cmap Nou të dielën nga ora 16:15 në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga. Pas xhiros së nëntë, Reali befasisht gjendet në pozitën e 7-të me 14 pikë, 4 më pak se lideri, Barcelona (18).