Messi ka zënë ballinat e të gjitha mediave botërore të sportit, veçanarisht ato në Spanjë. Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ka shënuar “hat-trik” për skuadrën e tij, derisa ka asistuar njëherë për Suarezin në rikthimin senzacional ndaj Sevillas, shkruan GazetaBlic, përcjell gazeta KOHA
Ndeshja u mbyll 2-4 në favor të katalunasve, por performanca e Messit nuk la u përmendur nga gurmanët e futbollit anë e mbanë globit.
Më kreative u tregua prestigjiozja spanjolle Marca, e cila ka bërë një karikaturë imagjinare, ku supozohet dukja e Camp Nou ditën kur do të largohet nga ekipi ku e kaloi gjithë karrierën, duke mos llogaritur ekipin e fëmijërisë, Rosario, prej nga ku kaloi në kryeqytetin katalunas.
Dita kur Messi do të largohet!
https://www.youtube.com/watch?v=5ZVgc6DyB4A