Diego Armando Maradona ishte i ftuar në Kalkuta të Indisë, por mbeti i befasuar. Argjentinasi u ftua për të përuruar statujën e tij prej bronzi, tre metra të lartë, që kujton momentin kur El Pibe de Oro ngriti lart Kupën e Botës në vitin 1986 në Meksikë.
Por sikurse në rastin e statujës së Kristiano Ronaldos, lë shumë vend për diskutim ngjashmëria e veprës me pamjen e atëhershme të legjendës së futbollit. Vetëm Maradona, i ftuar për të zbuluar këtë statujë, u surprizua kur e pa për herë të parë. Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, pasi vënë në diskutim cilësinë e portretit të Maradonës.
Ndryshe, për miliona anembanë globit, Diego Maradona është futbollisti më i madh që ka vendosur këmbë në planetin. Shumica e tyre madje e konsiderojnë atë si ‘zot të futbollit’. Por, legjenda, megjithatë, nuk e mban veten në një nderim kaq të lartë. “Unë nuk mendoj se unë jam ‘zot i futbollit’, unë e konsideroj veten thjesht një lojtar futbolli”, tha Maradona. “Unë jam i kënaqur që jam në Kalkuta për herë të dytë. Faleminderit shumë për dashurinë”, deklaroi Maradona.