Një lajm tronditës është duke bërë xhiron e internetit. Bëhet fjalë për legjendën Diego Armando Maradona. Sipas “Radio La Red”, argjentinasi dyshohet se vuan nga sëmundja e Alzheimerit, një sëmundje neorudegjenerative, e cila i shkakton personit të prekur humbjen e kujtesës, duke e çuar drejt vdekjes.
Por ka reaguar miku dhe përfaqësuesi i “El Pibe de Oro”, Matias Morla, i cili ka saktësuar:
“Dua të sqaroj se të gjitha analizat mjekësore të kryera nuk kanë nxjerrë asnjë indikacion të tillë. Ky lajm është shpërndarë nga një burim i gabuar, që kërkon vetëm të gjenerojë konflikte. Këto zëra jo vetëm që nuk i bëjnë mirë, por e dëmtojnë. Duke kërkuar mirëkuptimin tij dhe mbështetjen për Diegon, që ndodhet në Argjentinë për t’ua marrë me shëndetin e tij.”