Ikona e Argjentinës, Diego Armando, është intervistuar nga policia e Madridit pasi dyshohet se e ka rrahur të dashurën, Rocio Oliva. Sipas mediave spanjolle, rreth orës 8:20 të mëngjesit, policia ka mbërritur në Hotel Mirasierra Suites për ta intervistuar Maradonën. Por, Oliva nuk ka dashur ta denoncojë ish-yllin e Napolit, me pretekstin se e ka ngritur zërin gjatë një debati në dhomën e hotelit, përcjell Express. Maradona po qëndron në Madrid pasi sonte do të shikojë nga Santiuago Bernabeu ndeshjen mes Realit dhe Napolit.