Diego Armando Maradona baba i 5 apo i 8 fëmijëve? Përgjigjen do ta japë testi i ADN-së. Avokati i legjendës argjentinase të futbollit, Matias Morla, ka treguar në një televizion të vendin të tij se “El Pibe de Oro” ka edhe 3 fëmijë të tjerë në Kubë, ku ka qëndruar për një kohë të gjatë me pushime pranë mikut të tij Fedel Castro, pas ndarjes nga Claudia Villafane. Morla ka shpjeguar se një nga djemtë e tij është 18-vjeç dhe së shpejti Diego do të marrë atësinë.
“Gjithçka do të vërtetohet së shpejti. Maradona do të udhëtojë për në Kupë për të bërë testin e ADN-së. Diego komunikon me të tre fëmijët rregullisht dhe ka ndërmend të marrë atësinë dhe të gjitha përgjegjësitë që i takojnë.”
Maradona zyrtarisht ka 5 fëmijë: Dalman dhe Gianninan, nga martesa me Claudia Villafane, Diego Armando Juniorin i lindur nga lidhja me Cristiana Sinagra, Janan, e bija e Valeria Sabalain, e njohur në 2007-ën, dhe në fund Diego Fernandon që erdhi në jetë nga marrëdhënia me Veronica Ojedan.
Vajza e dytë e Maradonës, Giannina, në lidhje më këtë zbulim, ka komentuar me ironi në rrjetet sociale: “Na mungojnë vetëm 3 për të formuar një skuadër futbolli. Ti mund t’ia dalësh!”