Ylli argjentinas e ndaloi makinën për t’iu përgjigjur disa pyetjeve të mediave të vendit të tij, por imazhi i përftuar nuk mund të ishte më i keq: ai vështirë të kuptohet se çfarë thotë. I dehur apo nën efektin e ndonjë substance tjetër, kjo mund të vetëkuptohet nga secili që sheh këtë video, në të cilën dëshmohet sërish se “bëmat” e Diego Armando Maradonës nuk kanë fund. Pas protagonizmit të tij në Kupën e Botës me gjeste shpeshherë me tepër se impulsive, “El Pibe d’Oro” ofron një spektakël më vete në intervistën e dhënë së fundi për mediat e vendit të tij, të interesuara për “Rusia 2018” dhe vizitën e tij të fundit në Bjellorusi. Në fakt, është e vështirë të kuptohen fjalët e legjendës argentinase të futbollit, sepse duket qartë se është nën efektin e akoolit. Maradona mendon se po u përgjigjet pyetjeve, por artikulimi i tij është për të ardhur keq. Atij nuk i “deshifrohen” dot fjalët që nxjerr nga goja…