Skuadra argjentinase e Dorados, që drejtohet nga legjenda e futbollit argjentinas Diego Armando Maradona, është kualifikuar në finalen e Divizionit të Dytë. Ky është sezoni i dytë radhazi që ekipi i Dorados shkon në finale, ku synon kualifikimin në Divizionin e Parë.
Skuadra e Dorados fitoi 2-0 ndaj Mineros, duke u kualifikuar në finale, një tjetër arritje për trajnerin 58-vjeçar argjentinas. Në dhjetor të vitit të kaluar, Maradona e kualifikoi ekipin në finalet e play off-it, por u mund nga San Luis.
Gjithsesi, këto ndeshje finale mund të jenë të fundit për Maradona në stolin e Dorados. Trajneri argjentinas ka thënë se do të largohet në fund të sezonit, pasi ai mendon se prania e tij në stol po penalizon skuadrën, që po masakrohet nga gjyqtarët.
Maradona guides @dorados into the final of Mexico’s 2nd division … and is pretty delighted! pic.twitter.com/4ApfWHcMEu
— Tom Marshall (@mexicoworldcup) April 28, 2019